RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i ndihmës i OKB-së udhëton në Turqi për bisedimet e marrëveshjes së drithërave

shefi-i-ndihmes-i-okb-se-udheton-ne-turqi-per-bisedimet-e-marreveshjes-se-dritherave

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths, po udhëton për në Turqi përderisa një takim i nivelit të lartë me Turqinë, Rusinë, Ukrainën dhe OKB-në është planifikuar më 10-11 maj në Istanbul për të diskutuar marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu.

Zv/zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se Griffiths u largua nga qyteti saudit Jeddah për në Istanbul.

“Ne presim që një takim i nivelit të lartë të ndodhë këtë javë”, tha Haq.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se më 10 dhe 11 maj Turqia, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja do të zhvillojnë bisedime mbi marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi në Itanbul, përderisa afati i skadimit të marrëveshjes po afrohet.

Marrëveshje do të skadojë më 18 maj.

Rusia dëshiron që të hiqen pengesat për eksporteve e plehrave bujqësore të saj, në mënyrë që ajo të pajtohet me një zgjatje tjetër të marrëveshjes së drithërave, e cila u nënshkrua në Istanbul korrikun e kaluar midis katër palëve.

Related posts

Policia nis hetimet për pamfletet kërcënuese në veri

RTI

Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderon Edi Ramën për reagimin ndaj Rusisë në KS të OKB-së

rezart morina

Serbët në veri ironizojnë me nënkryetarin e Listës Serbe

admin