RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së: Vrasja e punonjësve të ndihmës në Gaza nga Izraeli është e “pandërgjegjshme”

shefi-i-okb-se:-vrasja-e-punonjesve-te-ndihmes-ne-gaza-nga-izraeli-eshte-e-“pandergjegjshme”

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqeetësim për sulmet ajrore izraelite që rezultuan në vdekjen e shtatë anëtarëve të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ (WCK) në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Sulmet shkatërruese ajrore izraelite që vranë personelin e WCK-së dje e çojnë numrin e punonjësve të ndihmës të vrarë në këtë konflikt në 196, duke përfshirë më shumë se 175 anëtarë të stafit tonë të OKB-së”, shkroi Guterres në X.

Guterres e përshkroi humbjen e jetëve si “të pandërgjegjshme”, duke theksuar rëndesën e situatës.

Më herët, organizata joqeveritare ‘World Central Kitchen’ njoftoi se shtatë nga punonjësit e saj të ndihmës humanitare u vranë dje në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Shtatë punonjësit e organizatës joqeveritare me bazë në SHBA, që u vranë dje, ishin shtetas të Australisë, Polonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Palestinës, si dhe një shtetas i dyfishtë amerikano-kanadez.

Pas “sulmit të shënjestruar”, ‘World Central Kitchen’ tha se po ndalon operacionet në rajon.

Përveç vrasjes së të paktën 33 mijë palestinezëve që nga 7 tetori, ofensiva izraelite në Rripin e Gazës fajësohet për kushtet afër urisë në mesin e mbi 2 milionë palestinezëve atje dhe për sulmet që vranë si punonjësit e ndihmës ashtu edhe civilët që kërkonin ndihmë humanitare.

Related posts

E konfirmon Kurti: Nesër betohen kryetarët e komunave veriore

admin

Ministrja izraelite paralajmëron: Do të kthehemi në Gaza

admin

Numri i të vdekurve në luftën e Izraelit kundër Gazës rritet në 21,978

rezart morina