RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron politikanët të mos ndërhyjnë në vendimet e ushtrisë

shefi-i-ushtrise-izraelite-paralajmeron-politikanet-te-mos-nderhyjne-ne-vendimet-e-ushtrise

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi sot paralajmëroi politikanët izraelitë që të mos ndërhyjnë në vendimet ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e Kochavit erdhi si përgjigje e kritikave të politikanit ekstremist Itamar Ben-Gvir për ndëshkimin e ushtarëve që sulmuan aktivistët izraelitë javën e kaluar në Hebron, një qytet në jug të Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ndëshkimi i ushtarëve hasi me dënim nga aktivistët e ekstremit të djathtë, përfshirë kërcënime ndaj shefit të ushtrisë.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë politikan, qoftë nga e djathta apo e majta, të ndërhyjë në vendimet e komandës, apo të përdor ushtrinë për të promovuar axhenda politike”, tha Kochavi.

Ai shtoi se sjellja dhe veprimet e ushtarëve do të trajtohen brenda ushtrisë, pa asnjë konsideratë politike.

“Ndërhyrja politike në IDF (ushtria izraelite) dëmton drejtpërdrejt aftësinë e ushtrisë për të kryer detyrat e saj dhe legjitimitetin e saj”, paralajmëroi Kochavi.

Ben-Gvir, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë hebre “Forca”, pritet të marrë postin e ministrit të Sigurisë Kombëtare në qeverinë e ardhshme izraelite të kryesuar nga Benjamin Netanyahu.

Netanyahu është aktualisht në proces konsultimi me partitë e krahut të djathtë për të formuar qeverinë e ardhshme izraelite, pasi koalicioni i tij siguroi shumicë të thjeshtë parlamentare.

Related posts

Roja bregdetare turke shpëtoi 32 emigrantë të parregullt në brigjet e Detit Egje

admin

Protesta në Gjermani për rritjen e çmimit të energjisë

admin

Hungari, 5 të vdekur nga përplasja e trenit me një automjet

admin