RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat e një mëlçie të sëmurë mund të shfaqen edhe në lëkurë

shenjat-e-nje-melcie-te-semure-mund-te-shfaqen-edhe-ne-lekure

Mëlçia është një organ kyç për tretjen e ushqimit dhe çlirimin e trupit nga substancat toksike dhe shumë gjëra mund të tregojnë probleme me këtë organ.

Sipas klinikës Mayo, sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të trashëguara, por edhe të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm që dëmtojnë mëlçinë, si viruset, konsumimi i alkoolit apo obeziteti.

Gjatë një periudhe kohe, sëmundjet që dëmtojnë mëlçinë dhe nuk trajtohen, mund të çojnë në ngecjen e këtij organi, një gjendje kërcënuese për jetën.

Pikërisht për këtë, paralajmërojnë mjekët, është e nevojshme të njihen në kohë simptomat që tregojnë për një mëlçi të sëmurë dhe disa prej tyre shfaqen edhe në lëkurë.

Treguesit e problemeve janë si më poshtë:

– verdhëza

– kruajtje e lëkurës

– skuqje

– tendencë për të marrë mavijosje

– deformim i thonjve

– pika të kuqe me majë nga të cilat përhapen enët e gjakut që duken si rrjetë merimange

Secila prej këtyre simptomave tregon se është e nevojshme të kërkoni ndihmë profesionale sepse, megjithëse jo gjithmonë kështu, këto dukuri shpesh tregojnë sëmundje të mëlçisë.

Për shembull, verdhëza shpesh mund të jetë shenjë e hepatitit ose cirrozës, kruajtja e lëkurës shpesh tregon kolestazë – një çrregullim i pjesshëm ose i plotë i rrjedhjes së tëmthit, ndërsa deformimi i thonjve më së shumti tregon sëmundje kronike të mëlçisë.

Related posts

Tri ushqimet të cilat luftojnë inflamacionet

admin

Një shëtitje pas ngrënies mund të ndryshojë mënyrën se si truri dhe trupi reagojnë ndaj ushqimit

Kushtrim Guraj

5 ushqimet më të mira për të furnizuar trupin me fibra të shëndetshme, të papërpunuara

Muhamet Ramadani