RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Edhe Franca e Kanadaja do të çojnë tanke në Ukrainë

edhe-franca-e-kanadaja-do-te-cojne-tanke-ne-ukraine

Franca dhe Kanadaja do të furnizojnë Ukrainën me tanke mes sulmeve të vazhdueshme ruse. Vendimi i të dy vendeve ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, të cilat të mërkurën njoftuan se do të furnizonin Ukrainën me dhjetëra armë të rënda.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, tha të enjten se do të furnizonte me katër tanke të tjera Leopard 2 për t’i shtuar 14 tankeve të Gjermanisë.

Ajo thotë se ky donacion “i kombinuar me kontributet e aleatëve dhe partnerëve, do të ndihmojë ndjeshëm forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa luftojnë heroikisht për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e kombit të tyre”.

Anand shtoi se trupat kanadeze do të dërgohen gjithashtu për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe për t’i trajnuar ata me aftësitë e nevojshme për të operuar automjetet e blinduara.

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, përforcoi se Franca do të dërgonte gjithashtu mbështetje tankesh. /euronews

Related posts

Përshkallëzohet lufta/ Vriten tetë ushtarë izraelitë nga luftimet me Hezbollahun në Liban

admin

Mbi 200 civilë dyshohet se u vranë në Etiopi

admin

Siguroi kushte për vrasjen e Nuredin Dumanit, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja

RTI