RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qyteti i New Delhit nën pushtetin e smogut

qyteti-i-new-delhit-nen-pushtetin-e-smogut

Rinis sërish beteja me smogun në qytetin e New Dehlit. Banorët e kryeqytetit indian po ankohen për vështirësi në frymëmarrje për shkak të ajrit toksik.

“Delhi dhe rajoni i kryeqytetit janë shndërruar plotësisht në një dhomë gazi. Ajri këtu është aq i ndotur sa është përkeqësuar në një nivel ku ne po mbijetojmë me shumë vështirësi.”

Disa banorë ankohen se autoritet atje nuk po marrin masa për të ulur nivelin e ndotjes në kryeqytet i cili ka arritur nivele mjaft të larta.

“Delhi është zemra e Indisë dhe ne mund ta quajmë atë mushkëritë vendit . Ju mund të shihni në telefonin tim që rajoni tregohet si i zi. Indeksi i cilësisë së ajrit është 500 dhe nuk e di nëse është më e lartë apo jo por nuk po shfaqet këtu. Kryeministri, aktivistët, apo organizatat joqeveritare nuk po thonë asgjë këto ditë”.

Autoritetet indiane kanë marrë disa masa gjatë viteve për të përmirësuar cilësinë e ajrit të qytetit, duke përfshirë kontrollin e djegies së druve të zjarrit dhe mbeturinave gjatë motit të ftohtë, por ekspertët kanë thënë se këto masa duhet të zbatohen në të gjithë veriun e Indisë për të kontrolluar në mënyrë efektive ndotjen. /tvklan

Related posts

600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, SBAShK i shqetësuar për ikjen e tyre nga vendi

rezart morina

Sondazhi: Besimi i gjermanëve në shtet nuk ka qenë kurrë më i ulët

admin

Stuhia vret 18 persona dhe lë qindra mijëra pa energji elektrike në SHBA

admin