RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

shkollat-nisin-mesimin-pa-ditar,-ministria-premton-zgjidhje,-arsyetohet-se-angazhoi-operator-me-te-lire

Në raftet e mësimdhënësve gjenden vetëm ditarët e vjetër.

Kjo pasi ditarët e vitit të ri shkollor ende nuk u janë dorëzuar shkollave në vend.

Kësisoj në ditën e parë dhe të dytë mësuesit nuk patën ku t’i shkruajnë orët e mbajtur mësimore e as të evidentojnë mungesat e nxënësve.

E kjo sipas drejtorit të arsimit në Komunë e Prishtinës, Arianit Elshanit po vështirëson mbarëvajtjen procesin mësimor.

“Aktualisht por raportohet edhe mungesë të nxënësve në orët e shkollave meqenëse mungesat nuk raportohen, prandaj jemi duke ndërmarrë veprime që mësimdhënësit të kenë një listë para vetës dhe të evidentojnë mungesat e nxënësve në kuadër të klasave. Kjo punë është si me shku një person në zyre dhe mos me i pas mjetet e veta të punë. Efekti i parë është tek serioziteti i mësimdhënësit në raport me nxënësin pastaj edh e çështja e vlerësimit dhe raportimi të mungesave të nxënësve”, ka deklaruar drejtori i arsimit në Komunë e Prishtinës, Arianit Elshani .

E nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla.

“Kjo dukuri nuk është që nuk ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme është dukuri që ka ndodhur edhe këtë vit. Sipas informacioneve që kemi është ndërruar operatori i furnizimi me ditar. Ditari është një mjet i cili eviton punën që e ka kry gjatë ditës i grumbullohen ndoshta pak punët dhe nuk mundet me regjistrua as orën që po bene as me evidentu emrat e nxënësve”, u shpreh Ymeri nga SBASHK-u

Në një përgjigje për Tëvë1, ministria e arsimit ka treguar disa nga arsyet që kanë dërguar deri tek vonesa e pajisjes së shkollave me ditarë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat kanë përmbushur detyrimet procedurale për sigurimin e dokumentacionit shkollor për institucionet e arsimit parauniversitar, përfshirë edhe librin e klasës (ditarin) dhe dokumentacionin tjetër shkollor. Si rezultat, nga ky vit shkollor, kemi një operator të ri me çmime ndjeshëm më të ulëta se deri tani. Operatori i përzgjedhur na ka njoftuar se për shkaqe operative ka disa vonesa, por edhe është zotuar se po angazhohet maksimalisht që shpërndarja e ditarëve dhe dokumentacioneve tjera shkollore do të nisë sa më parë”, kanë thënë nga ministria e arsimit për Tëvë1.

Në lidhjet me vonesat e dokumentacioneve shkollore përmes një reagimi kanë shprehur shqetësime edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët kanë kërkuar nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj.

Related posts

KS i OKB-së u kërkon talebanëve të heqin ndalesat për gratë në Afganistan

admin

Fo’rcat iz’raelite shembin një apartament banimi në Ku’dsin Lindor

admin

Turqia dhe Kuvajti dërgojnë anije me ndihma humanitare në Sudan

admin