RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Telefonatë midis presidentit iranian dhe princit saudit të kurorës, diskutohet situata në Palestinë

telefonate-midis-presidentit-iranian-dhe-princit-saudit-te-kurores,-diskutohet-situata-ne-palestine

Presidenti iranian Ibrahim Raisi dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman diskutuan në telefon situatën në Palestinë, transmeton Anadolu.

Në lidhje me përmbajtjen e bisedës, është publikuar një deklaratë nga zëvendësshefi i Çështjeve Politike i Zyrës Presidenciale të Iranit, Mohammed Jamshidi.

Në bisedën telefonike 45-minutëshe mes Raisit dhe Bin Salmanit, e cila ishte e para pas rivendosjes së marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit pas shtatë vjetësh, është diskutuar situata në Palestinë dhe është theksuar nevoja për ndalimin e krimeve të luftës të kryera nga Izraeli kundër palestinezëve, thuhet në deklaratë.

Gjatë telefonatës është nënvizuar po ashtu rëndësia e unitetit të botës islame dhe është kritikuar mbështetja e SHBA-së për administratën e Tel Avivit, e cila po i vazhdon sulmet e rënda ndaj vendbanimeve civile në Gaza.

Related posts

FOTO/ “Ne do vazhdojmë marshimin, atentati nuk ka lidhje me ne!”- Protestuesit anti-Trump mblidhen jashtë konventës republikane

admin

Egjipti bën thirrje për formimin e një force të përbashkët arabe për të përballuar kërcënimet iraniane

RTI

Hovenier: Është e duhur ta konfirmojmë partneritetin afatgjatë të ShBA-së me Kosovën

admin