RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, gjykata lejon mjekrën dhe çallmën për Sikhët në ushtri

shba,-gjykata-lejon-mjekren-dhe-callmen-per-sikhet-ne-ushtri

Gjykata Federale e SHBA-së ka vendosur që Sikhët të cilët shërbejnë në ushtrinë amerikane mund të mbajnë mjekrën dhe çallmat e tyre për shkak të besimit të tyre fetar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Apelit në rajonin Columbia e ka vlerësuar si të drejtë ankesën e tre ushtarëve Sikh në njësinë e Trupave Detare të SHBA-së, të cilët nuk lejoheshin të mbanin mjekër dhe çallmë.

Gjykata tha se ushtarët Sikh mund të lënë mjekër dhe të mbajnë çallmë për të shprehur përkushtimin e tyre ndaj besimit fetar dhe vendosi se këto nuk do të pengojnë që ata të kryejnë detyrën.

Tre ushtarët Sikh kaluan provimet për t’u përfshirë në Trupat e Marinës në ushtrinë e SHBA-së, por kur atyre iu kërkua të heqin mjekrën dhe çallmën në kuadër të rregullave të kampit të trajnimit bazë, ushtarët në fjalë iu drejtuan gjykatës.

Zyrtarët ushtarakë në gjykim mbrojtën idenë se marinsat u nënshtrohen të njëjtave praktika si pjesë e frymës së ekipit dhe transformimit psikologjik dhe se duhet të “zhvishen nga individualiteti i tyre”.

Related posts

Analiza/ Vrasja e liderit politik të Hamasit, rrit mundësinë e një luftë të përgjithshme mes Iranit dhe armikut të përbetuar, Izraelit

admin

Kreu i UNRWA-s përshëndet votimin e Asamblesë së Përgjithshme për rinovimin e mandatit të agjencisë

admin

Luftanija e katërt MILGEM e Pakistanit do të lëshohet në përdorim këtë javë

admin