RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shmyhal: Ukraina ka sipërfaqen më të madhe të minuar në botë

shmyhal:-ukraina-ka-siperfaqen-me-te-madhe-te-minuar-ne-bote

Sipas kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal lufta ruse në Ukrainë ka krijuar një sipërfaqe të minuar prej 250 000 kilometrash katrore në vendin e tij.

“Aktualisht është sipërfaqja më e madhe e minuar në botë”, tha Shmyhal për agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, në një intervistë të botuar sot.

”Zona e minuar”, sipas Shmyhal, ”është e barabartë me më shumë se 40% të sipërfaqes totale të tokës së Ukrainës”.

“Kjo jo vetëm që po e bën të vështirë për njerëzit udhëtimin, por gjithashtu po shkakton ndërprerje të mëdha në bujqësi, e cila është një nga industritë tona kryesore”, tha ai.

“Rusia po synon infrastrukturën në zonat me popullsi të madhe”, tha Shmyhal.

Përveç kësaj, objektet industriale si fabrikat kimike, ato të çelikut dhe infrastruktura e udhëtimit janë ndër objektivat e rusëve. /atsh

Related posts

Pritje deri në 40 minuta në tri vendkalime kufitare me Serbinë

rezart morina

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA kërkon nga qytetarët e saj të udhëtojnë në Liban

admin

Zgjatet edhe me 6 muaj gjendja e jashtëzakonshme në Mianmar

rezart morina