RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthejnë protestat anti-COVID në Kinë pas zjarrit që la të vdekur 10 persona

shperthejne-protestat-anti-covid-ne-kine-pas-zjarrit-qe-la-te-vdekur-10-persona

Disa pamje të shpërndara në mediat sociale në Kinë tregojnë protesta të reja kundër kufizimeve për shkak të COVID-19, pasi një zjarr në një bllok apartamentesh la të vdekur 10 persona.

Demonstruesit u filmuan duke u përballur me zyrtarët, duke thyer një barrierë dhe duke bërtitur “fund bllokimit të COVID”, raportoi BBC-ja të shtunën.

Pekini vazhdon të ndjekë një politikë zero-COVID, për shkak të numrit rekord të infeksioneve dhe pavarësisht rritjes së zemërimit te publiku.

Autoritetet në qytetin e Urumqit kanë mohuar pretendimet se kufizimet ndaluan njerëzit që t’i shpëtonin zjarrit të së enjtes ku vdiqën 10 persona.

Kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang ka qenë nën kufizime që nga fillimi i gushtit.

BBC-së iu tha më herët nga një banor se njerëzit që jetonin në kompleksin e goditur nga zjarri u penguan kryesisht të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Kjo është kundërshtuar nga media shtetërore kineze. Megjithatë, autoritetet e Urumqit lëshuan një falje të pazakontë të premten vonë duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën.

Pamjet e shpërndara të premten mbrëma treguan banorët, shumë prej tyre me maska ​​​​në fytyrë, duke u mbledhur pas errësirës në rrugët e qytetit.

Ata u panë duke brohoritur dhe duke u grindur me zyrtarët. Vendndodhja u verifikua nga agjencia e lajmeve Reuters.

Një demonstrues bërtet përmes një megafoni dhe në një video tjetër, një turmë depërton nëpër një pengesë të kontrolluar nga punonjësit e qytetit të veshur me veshje mbrojtëse.

Related posts

Procesi gjyqësor kundër Netanyahut do të rifillojë në muajin shkurt

rezart morina

Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për zhvillimet në veri

admin

Bogujevci në KiE: Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun

admin