RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim në preiferi të Damaskut, raportohet për viktima

shperthim-ne-preiferi-te-damaskut,-raportohet-per-viktima

Disa persona u vranë dhe u plagosën pasi një bombë shpërtheu në një minibus pasagjerësh në lagjen Jaramana në periferi të Damaskut, raportoi media shtetërore siriane, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror Al-Ikhbariya njoftoi se një pajisje shpërtheu brenda minibusit, por nuk specifikoi numrin e viktimave.

Transmetuesi nuk dha detaje të tjera lidhur me rrethanat e shpërthimit.

Ministria e Brendshme e Sirisë dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në kohën e publikimit, ndërsa asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Related posts

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kushtrim Guraj

Shpërthen një granatë në Prishtinë, ka dëme

admin

Ish-gruaja e padit ish-presidentin argjentinas: Më ke dhunuar për tre ditë

admin