RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim vdekjeprurës në një restorant hoteli në qendër të Kabulit

shperthim-vdekjeprures-ne-nje-restorant-hoteli-ne-qender-te-kabulit

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një restorant hoteli në lagjen Shahr-e-Naw, në qendër të kryeqytetit afgan Kabul.

Shpërthimi ndodhi në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta të qytetit dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në ambientet e restorantit. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se disa persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit dhe as nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm. Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për sigurinë në kryeqytetin afgan, pavarësisht pretendimeve për stabilitet në disa zona të qytetit. /mesazhi

Related posts

Arabia Saudite do të përdorë dronë për shpërndarjen e ilaçeve në vendet e shenjta për Haxhin 2026

admin

Australia kufizon shitjen e cigareve elektronike vetëm në farmaci

admin

U dënua për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë, Apeli ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim

admin