Shqipe Mjekiqi ka konfirmuar të enjten dorëheqjen nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Arsye për këtë vendim ajo ka dhënë mungesën e hapësirën për të kontribuar, ndërsa ka thënë se edhe përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte.
“Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses. Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mjekiqi në Facebook.
Mes tjerash, ajo ka thënë se “vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, ka përfunduar Mjekiqi.
Ndryshe, Telegrafi ka raportuar përmes burimeve për largimin e Mjekiqit nga LDK-ja të martën.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me zyrtarë të LDK-së, por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen.