RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Çmimi i energjisë, rekord i ri në bursa, situata e paqartë për në vijim

shqiperi:-cmimi-i-energjise,-rekord-i-ri-ne-bursa,-situata-e-paqarte-per-ne-vijim

Çmimet e energjisë iu janë rikthyer niveleve rekord në tregjet ndërkombëtare. Në bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për transaksionet në Shqipëri, çmimi i energjisë shënoi një mesatare prej 731.05 euro/mwh.

Ky është çmimi më i lartë për këtë muaj, çka paralajmëron një situatë shqetësuese për në vijim dhe për një dimër të vështirë, në rast se nuk do të nisin reshjet e shiut. Rritja e çmimit të energjisë deri në nivele rekord në tregjet ndërkombëtare ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike shqiptarë që të anulojë blerjet e parashikuara.

KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit, për shkak të çmimeve të larta në bursa. Kjo do të thotë se kërkesat e vendit për energji po plotësohen aktualisht nga prodhimi vendas. Rrjedhimisht, rezerva energjetike në kaskadën e lumit Drin ka rënë ndjeshëm ndjeshëm javët e fundit.

Sipas të dhënave të korporatës, me shpejtësi po bie edhe niveli I ujit në Fierzës, liqeni më i madh i kaskadës, që aktualisht ka zbritur në 275.67 metër nga 281.4 m që ishte në fillim të këtij muaji. Të ngadalësuara paraqiten edhe prurjet natyrore në të tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, teksa prodhimi vendas i energjisë ka kapur kuotën e 17.424 Mwh.

Deri më tani, qeveria ka mbështetur me fondet e buxhetit sektorin e energjisë elektrike nëpërmjet garancive shtetërore për kompanitë energjetike. Por situata mbetet e paqartë për muajt në vijim, me bursën gjithmonë në rritje dhe kërkesat për energji që pritet të shtohen gjatë periudhës së dimrit. /a2

Related posts

Mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Pallatin Presidencial në Brazil

admin

Belgjika shpall alarm kombëtar për shkak të valës së të nxehtit

admin

Besimtarët tanë dhuruan mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në disa zona të Turqisë dhe të Sirisë

admin