RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave

shqiperia-dhe-kina-nenshkruajne-marreveshjen-per-heqjen-reciproke-te-vizave

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Popullore të Kinës kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, tranmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja “Për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të zakonshme” është nënshkruar në Tiranë nga zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino dhe Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, kjo marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet shtetasve të dy vendeve, për personat të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë për palën kineze.

“Marrëveshja është propozuar nga pala kineze dhe do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve të të dy vendeve, si edhe do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Për marrëveshjen ka reaguar dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”.

Related posts

Sondazhet e nxjerrin kryesues, Vladimir Putin mban fjalimin e fitores së mandatit të pestë në Moskë

admin

“Lufta me Kinën nuk është as e afërt dhe as e pashmangshme”- Sekretari i Mbrojtjes në SHBA paralajmëron: Për të shmangur përllogaritjet e gabuara dhe keqkuptimet…

admin

Ushtria izraelite vret 90 palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza

rezart morina