RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë

shqiperia-dyfishon-pagen-per-ushtaret-qe-sherbejne-ne-kosove

Shqipëria ua ka dyfishuar pagën ushtarëve të saj që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se kjo tregon angazhimin e shtetit për vlerësimin e punës së tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë për rritje të pagës për të gjithë personelin

“Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione. Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO”, ka shkruar Peleshi.

Shqipëria ka mbi 100 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Related posts

“E vetmja kurë për obezitetin është Auschwitz-i!”- Mjeku trazon Austrinë, pushohet nga puna pas deklaratës skandaloze!

admin

Miratohet rezoluta që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB

admin

Më shumë se 9 mijë pa’lestinezë mbahen në bu’rgjet iz’raelite

Muhamet Ramadani