RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si dallohen fëmijët që vuajnë nga spektri i autizmit? Ja si përgjigjet terapistja

si-dallohen-femijet-qe-vuajne-nga-spektri-i-autizmit?-ja-si-pergjigjet-terapistja

Terapistja, Eriselda Dyrmishi në një intervistë televizive u shpreh se fëmijët me autizëm nuk kanë fizikish asnjë shenjë dalluese apo karakteristike.

Dyrmishi: Autizmi nuk është një sëmundje por është një çrregullim kompleks neurobiologjik i trurit i cili karakterizohet nga disa simpotma të tipit mungesa e gjuhës ekspresive ose zhvillit të gjuhës ekspresive por jo në nivelet e duhura për moshën e individit.

Karakterizohet nga interesa të kufizuara dhe të përsëritura të personave me autizëm si edhe mungesë të socializimit.

Në fakt shenjat nisin që herët.

Zakonisht ndodh që fëmijët me autizëm nuk e zhvillojnë gjuhën rreth moshës 1 vjec deri në 1 vjec e gjysëm.

Fëmija që ka autizëm e ka të vështirë për ti kuptuar komandat.

Fëmija me autizëm e ka të vështirë të reagojë kur prindi e thërret në emër.

Fizikisht nuk kanë asnjë shenjë dalluese apo karakterstike.

Related posts

Selinoja bën mrekulli për shëndetin e kockave, ja si përdoret…

admin

Për të parandaluar ikjen e mjekëve, Qeveria aprovon pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim

admin

Ushqimet që preferohen te personat me shtypje të lartë të gjakut

rezart morina