Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionin e enëve të gjakut, duke ulur kështu tensionin.
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues, madje katastrofik, duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.
Në këtë artikull do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.
Kura I – Lëng Limoni
Përbërësit:
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionin e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura II – Hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes, përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.
Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse me gatim humben shumica e ushqyesve të nevojshëm.
Kura III – Uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi.
Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.
Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.
Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.