RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite pretendon se ka vr’arë një ko’mandant të Ha’masit në Ga’za

ush’tria-iz’raelite-pretendon-se-ka-vr’are-nje-ko’mandant-te-ha’masit-ne-ga’za

Ushtria izraelite pretendoi se ka vrarë në Gaza një komandant të Brigadave Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

“Aeroplanët izraelitë eliminuan Muhamed Salah-un, i cili ishte përgjegjës për projektet dhe zhvillimet në Shtabin e Prodhimit të Armëve të Hamasit”, thuhet në një deklaratë të ushtarisë izraelite.

Në deklaratë pretendohet se “Salah ishte pjesë e një projekti për zhvillimin e armatimit strategjik për Hamasin dhe ai komandonte një numër skuadrash të Hamasit që punonin në zhvillimin e armëve”.

Hamasi nuk ka komentuar ende deklaratën e ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, ushtria tha se trupat e saj po vazhdojnë operacionet e bazuara në inteligjencë në zonën e qytetit Rafah, duke shtuar se janë gjetur sasi të mëdha armësh.

“Në zonën Tel al-Sultan, u çmontuan raketat e përdorura për të qëlluar kundër trupave të ushtrisë gjatë luftës”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Njëkohësisht, ushtria vuri në dukje se po vazhdon aktivitetin e saj operacional në pjesën qendrore të Gazës. “Trupat identifikuan disa luftëtarë që po vepronin në zonë dhe i eliminuan ata në një sulm me dron”, thuhet në deklaratë.

Izraeli, duke shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, është përballur me dënimin ndërkombëtar për ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga Hamasi.

Më shumë se 37.500 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa rreth 86 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më shumë se tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë shndërruar në gërmadha, në mes të një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta.

Related posts

Deklarata e Samitit të Madridit: NATO zyrtarisht fton Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të Aleancës

admin

Borrelli organizon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesë Osmani e Vuçiq

rezart morina

Hyn në fuqi rregullorja e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën

rezart morina