RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria përshëndet heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj udhëheqësve të vendit

siria-pershendet-heqjen-e-sanksioneve-te-okb-se-ndaj-udheheqesve-te-vendit

Siria përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të hequr presidentin Ahmad al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm Anas Khattab nga lista e sanksioneve për DEASH-in dhe Al-Kaidën, duke e quajtur atë një dëshmi të mëtejshme të legjitimitetit diplomatik në rritje të Damaskut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani tha:
“Edhe një herë, dhe jo për herë të fundit, diplomacia siriane riafirmon praninë e saj aktive dhe aftësinë për të bërë përparim të qëndrueshëm në heqjen e pengesave dhe në hapjen e rrugës drejt një të ardhmeje siriane më të hapur dhe më të qëndrueshme”.

Siria shprehu “mirënjohjen e saj ndaj SHBA-së dhe vendeve mike për mbështetjen e tyre ndaj Sirisë dhe popullit të saj”.

Rezoluta, e hartuar nga Shtetet e Bashkuara, u miratua me 14 vota pro dhe një abstenim nga Kina, duke shënuar një konsensus të rrallë në Këshill për lehtësimin e kufizimeve që lidhen me udhëheqjen siriane.

Related posts

Cili është rreziku më i madh për Kosovën sot? Haradinaj: Serbia përpiqet të na përçajë me aleatët e sigurisë! Nuk kemi luksin për këto

admin

Presidenti Erdoğan shpreh ngushëllime për vdekjen e dijetarit musliman, Karadavi

admin

Protestuesit në Tiranë me brohoritje kundër Zelenskyyt pranë ambasadave të Ukrainës dhe Serbisë

Muhamet Ramadani