RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata në veri – ekspertët bëjnë thirrje për anëtarësimin në NATO, Ballkani vatër “zjarri”

situata-ne-veri-–-ekspertet-bejne-thirrje-per-anetaresimin-ne-nato,-ballkani-vater-“zjarri”

Lufta në Ukrainë e kërcënimet nga shteti serb në veri, kanë bërë që anëtarësimi i Kosovës në NATO të merret më seriozisht si nga institucionet vendore po ashtu edhe nga vendet e tjera, raporton Ekonomia Online.

Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se me situatën e tensionuar në rajon si shkak i luftës në Ukrainë, Kosova ka siguruar mbështetje më të madhe si nga SHBA-ja po ashtu edhe BE-ja për anëtarësim.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë në Kosovë, tha për EO se kërcënimet që po bëhen ndaj vendit nga ekstremistët serbë kanë bërë që çështja e anëtarësimit në NATO të jetë në fokus.

“Anëtarësimi në NATO është sa kohë në aktualitet, e ka marrë rëndësi të madhe nga fillimi i luftës në Ukrainë edhe shkaku i rreziqeve dhe kërcënimeve që po vinë në rajon, qoftë nga liderët rusë, por edhe nga lidershipi serb, por edhe nga ekstremistë serbë nga Mali i Zi, Maqedonia edhe disa vende përreth, që janë duke e bërë situatën mjaftë të tensionuar të sigurisë”, tha ai.

Ibishi shtoi se sfidë për anëtarësimin e Kosovës në NATO mbetet mosnjohja e katër shteteve anëtare të kësaj organizate.

“Kosova mbetet ende me kërkesat e gjithë lidershipit, nga presidentja, kryeministri, ministri i Mbrojtjes më shumë ngulm kanë kërkuar që ne të futemi në Partneritetin për paqe, pasi që në vitin 2018 u bë transformimi nga misioni civil i FSK-së në mision ushtarak dhe mundësit reale janë që ky përshpejtim të ndodhë. Partneriteti për paqe është një fazë transitore e pranimit që është plani i veprimit për pranim, mundësia që të jemi pjesë edhe e Kartës së Adriatikut një formë e lehtëson anëtarësimin tonë. Sfidë tjetër është edhe mospranimi i katër shteteve që janë anëtare të NATO-së, ata veç kanë dërguar zëra pozitivë që kjo mund të tejkalohet për shkak të kërcimeve dhe rreziqeve që vinë nga ato ruse dhe aleatët e tyre në Ballkan. Mendoj që ekziston një mbështetje në rend të parë nga ShBA-ja, por edhe vendet e Bashkimit Evropian sidomos tash në situatën e tensionuar të sigurisë të krijuar nga lufta në Ukrainë”.

Njohësi i sigurisë Bedri Elezi, tha se me luftën në Ukrainë është treguar qartazi që Ballkani mund të jetë një vatër “zjarri”, e veçanërisht Kosova që është në qendër të Ballkanit.

Kjo sipas tij, mund të shkaktojë destabilizim në gjithë Evropën dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm.

“Sigurisht se zhvillimet e fundit në botë sidomos lufta në Ukrainë na ka treguar qartazi se Ballkani është një vatër e zjarrit dhe potencialisht Kosova si vend në qendër të Ballkanit mund të kemi destabilizim jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës. Andaj zhvillimet e fundit na lënë të kuptojmë që NATO duhet të anëtarësojë edhe vendet e tjera gjeostrategjike siç është Kosova dhe kujtoj që shumë e nevojshme që sa më parë Kosova të jetë pjesë e kësaj familje të sigurisë dhe besoj që ky rast apo momentum duhet të shfrytëzohet nga institucionet tona për të ushtruar një partneritet të mirëfilltë me faktorët relevant me individ dhe struktura të sigurisë që më proceduar të përshpejtuara Kosova të anëtarësohet në NATO”.

Elezi u shpreh se FSK-ja është e përgatitur për anëtarësim në NATO pasi ajo është trajnuar në vendet anëtare të kësaj aleancë. Sipas tij, ushtria duhet të punojë më shumë në departamentin e verifikimit, ngase NATO ka informacion top-sekrete dhe ekziston rreziku që ato të dalin jashtë.

Related posts

ESI demanton propagandën e Beogradit: Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë

admin

Po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, zyrtarët doganorë në Bullgari konfiskojnë 170 kg kokainë

admin

Zelensky viziton Poloninë

admin