Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore.
Soja është artikull jashtëzakonisht i vlefshëm, që ka aplikim më të gjerë sesa në ushqim. Rekomandohet për heqjen e temperaturës së lartë, eliminimin e procesit të inflamacionit si edhe si melhem për ato pjesë që dhëmbin.
Flasteri nga soja e papjekur është më frytdhënës. Përgatiteni duke qitur në 5 filxhanë ujë një filxhan sojë të papjekur (të gjelbër) dhe lini të qëndrojnë tërë natën.
Në mëngjes sojën grimcojeni, shtoni pak miell dhe do të keni pastën e ngjitshme në fashë apo në letër të yndyrtë, e cila duhet të jetë e trashësisë 1 cm.
Qiteni në lëkurë dhe ndërrojeni sapo të thahet, gjithnjë derisa problemi shëndetësor të qetësohet.
Djathin tofu nga soja gjithashtu mund ta përgatisni në formë flasterësh. Heq në mënyrë efikase temperaturën e lartë, shëron djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, përdredhjet, ndrydhjet dhe proceset inflamatore.
Përgatiteni në atë mënyrë që më parë nga pjesa më e vogël e djathit tofu me ndihmën e fashës të kulloni ujin e tepërt.
Pastaj djathin tofu të grimcuar përzieni me 5 g xhenxhefil të grirë në rende dhe me një lugë supe miell.
Të gjithë përbërësit përzieni mirë, ndërkaq përbërjen e përftuar përdoreni në të njëjtën mënyrë si edhe flasterin nga soja