Ish-presidenti i qendrës së majtë të vendit Luiz Inacio Lula da Silva është favorit për të fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Brazilit më 30 tetor , duke siguruar 53% të votave ndaj 47% për ekstremin e djathtë Jair Bolsonaro, sipas një sondazhi të instituti Datafolha.
Në prag të zgjedhjeve, Datafolha parashikoi se Lula do të siguronte 50% të votave të vlefshme dhe Bolsonaro 36%. Një tjetër sondazh, nga instituti IPEC, vlerësoi se Lula do të fitonte 51% të votave të vlefshme dhe presidenti në largim 37% .
Të mërkurën, i njëjti institut parashikoi një fitore për Lulën në raundin e dytë me 55% kundrejt 45% të Bolsonaro. Balotazhi do të jetë i vështirë në zgjedhjet më të polarizuara në dekada në kombin më të madh të Amerikës Latine. /abcnews