RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

sot-do-te-paraqiten-detaje-rreth-operacioneve-policore-te-realizuara-ne-veri-te-kosoves

Në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.

Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Related posts

“Të gjithë sytë në Rafah”- Ja domethënia e postimit që bëri xhiron e rrjetit, u shpërnda nga më shumë se 47 milionë njerëz në mbarë botën

admin

Dy civilë të vrarë dhe disa të plagosur në sulmin ajror në Idlib të Sirisë

admin

Ish-kryeministri i Malajzisë nis vuajtjen e dënimit me burgim prej 12 vjetësh

admin