RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

sot-kufizime-per-kamionet-mbi-20-tone-per-shkak-te-vapes

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se sot, më 4 gusht, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me masë mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave të larta.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32 gradë Celsius ose më shumë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin e përkohshëm dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Related posts

SHBA ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 2.5 miliardë dollarë

admin

Ministri turk i Drejtësisë, Bozdağ: Kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin

admin

Von der Leyen premton mbështetje për Turqinë

admin