RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot pritet të ekzekutohen pensionet me rritje

sot-pritet-te-ekzekutohen-pensionet-me-rritje

Pensionistët e Kosovës nga ky muaj do të marrin pensionet me rritje.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se sot pritet të bëhet ekzekutimi i pensioneve me rritje, transmeton Telegrafi.

“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit”, tha ai.

Tutje, ai shkroi se “Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët”./

Related posts

U bë zyrtarisht kandidatja demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris pritet të prezantojë emrin e personit që ka zgjedhur për nënpresident

admin

Maqedonia e Veriut paralajmëron shtetasit të mos udhëtojnë në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze

admin

Kandidatit të pavarur për president në SHBA i vendoset afat për t’u kualifikuar për debatin me Biden dhe Trump

admin