Në Tenerife, një nga ishujt në Kanarie në jugperëndim të Spanjës, pesë fshatra u evakuuan për shkak të zjarrit pyjor që kërcënoi vendbanimet, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës The Independent, thuhet se vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në ishullin Tenerife dhe për evakuimin e të rrezikuarve.
“Zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pamja nuk duket shumë pozitive”, tha Fernando Clavijo, kreu i Administratës Autonome të Ishujve Kanarie, në një konferencë për media.
Clavijo tha se janë djegur 1.800 hektarë tokë dhe se në punimet e shuarjes morën pjesë më shumë se 200 personel dhe 13 avionë dhe helikopterë.
Njoftohet se fshatrat Arrate, Chivisaya, Media Montana, Ajafona dhe Las Lagunetas, ku kishte rrezik nga zjarri u evakuuan si masë paraprake, si dhe u mbyllën përkohësisht rrugët që të çojnë në malet në pjesët veriore të ishullit.