Operatorët e dyqaneve, restoranteve dhe hoteleve kërkuan informacione më të qarta dhe kohë për zbatimin e plotë
Plani i qeverisë së koalicionit të majtë në Spanjë për kursimin e energjisë ka hyrë në fuqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e parë të planit që shkaktoi paqartësi dhe debate në vend, janë vërejtur mangësi në zbatim.
Në kuadër të kursimit të energjisë, përdorimi i kondicionerëve në ndërtesat publike, zonat tregtare, dyqanet e mëdha, infrastrukturat e transportit si aeroportet, stacionet e trenave dhe autobusëve, zonat kulturore, hotelet është i kufizuar në 27 gradë gjatë verës, ndërsa dritat e vitrinave në ndërtesat publike, dyqaneve dhe qendrave tregtare pas orës 22:00 duhet të fiken.
Tërhoqi vëmendjen se rregullat e reja janë zbatuar në disa vende ndërsa në disa vende nuk janë zbatuar.
Operatorët e dyqaneve, restoranteve dhe hoteleve kërkuan informacione më të qarta dhe kohë për zbatimin e plotë.
Zyrtarët qeveritarë kanë vendosur gjoba prej 60 mijë euro e deri në 100 milionë euro për shkeljet shumë më serioze për ata që nuk do të zbatojnë planin, duke theksuar se synimi i tyre nuk është të gjobitin por të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm.
Duke rikujtuar rekomandimet nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara ose Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, zyrtarët qeveritarë argumentuan se do të kishte 7 për qind kursim energjie për person në uljen e kondicionerëve me vetëm 1 shkallë në ftohje ose ngrohje.
Spitalet, shkollat, palestrat, parukeritë, lavanderitë apo ndriçimi i monumenteve kulturore përjashtohen nga praktika e re.
Gjithashtu, plani, i cili kufizon kondicionerët deri në 19 gradë celsius në dimër, pritet të zbatohet deri më 1 nëntor 2023. /aa