Stuhitë e forta kanë shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në Spanjë, thanë autoritetet.
“Në provincën e Toledos, në jug të Madridit, u gjetën trupat e tre burrave”, tha qeveria e rajonit Castilla-La Mancha.
Një nga viktimat ka vdekur brenda një automjeti dhe një tjetër është gjetur i pajetë në një ashensor garazhi. Trupi i një 50-vjeçari është nxjerrë nga një përrua.
Gjatë fundjavës, dy burra të moshës 31 dhe 34 vjeç vdiqën pasi u mbytën në ujë, ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në një grykë në veri-lindje të Spanjës.
Ndërkohë, një burrë që po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët e tij në rajonin e Madridit dje në mbrëmje është shpallur në kërkim.
Automjeti i tyre u përfshi nga ujërat e lumit Alberche, i cili kishte dalë nga brigjet e tij.
Gruaja dhe vajza kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa djali 10-vjeçar ka mundur të strehohet në një pemë dhe është gjetur aty pas disa orësh.
Gjithashtu, të paktën dy persona të tjerë jane shpallur të zhdukur.
Gjatë fundjavës Spanja u godit nga stuhi me erëra të furishme dhe shira të dendur.
Fluturimet u vonuan dhe trafiku hekurudhor u pezullua, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar në stacionet e trenit në Madrid, Málaga dhe qytete të tjera.
Shumë rrugë, rrugë dhe parqe u mbyllën, ndërsa shtëpi dhe garazhe të panumërta u përmbytën. /atsh
“Emoción y alivio: Encuentran al niño desaparecido por la crecida del Alberche en Madrid, sano y resguardado en un árbol. Un rayo de esperanza en medio de la tormenta. #NiñoRescatado #DANApic.twitter.com/3PDmpSBb4x
— España Debate (@debate_espana) September 4, 2023