Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Këtë vendim, gjyqtari Nicollas Guillou e ka marrë gjatë ditës së sotme, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, është urdhëruar mbrojtja që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 29 gusht.
Ndërkaq, kundërpërgjigjet, Prokuroria mund t’i dërgojë deri më 6 shtator