RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Spiropali: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

spiropali:-kosova-eshte-prioritet-kombetar-i-shqiperise

Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar.

Ajo ka thënë se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqip-folëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin. Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë”.

“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotikë dhe politikë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, ka thënë Spiropali në konferencë për media gjatë vizitës në Kosovë.

Related posts

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

rezart morina

Putin viziton trupat në rajonin Kherson dhe Lugansk – VIDEO

admin

Presidentja Osmani intervistë për Zërin e Amerikës: Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

admin