RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali takim onlajn me Marta Kos: Raporti i BE-së forcon vendosmërinë e Shqipërisë drejt integrimit

spiropali-takim-onlajn-me-marta-kos:-raporti-i-be-se-forcon-vendosmerine-e-shqiperise-drejt-integrimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim onlajn me Komisaren Evropiane për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, në lidhje me raportin e progresit për Shqipërinë, të publikuar një ditë më parë, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane X, Spiropali e cilësoi raportin “realist dhe të balancuar”, duke theksuar se gjetjet e tij njohin angazhimin e fortë politik dhe ritmin e reformave në vend.

“Faleminderit komisares Marta Kos për takimin shumë të frytshëm mbi Paketën e Zgjerimit të publikuar dje, dhe, në veçanti, për raportin e progresit për Shqipërinë”, shkroi Spiropali, duke shprehur mirënjohje për “përkushtimin e fortë ndaj agjendës së zgjerimit dhe bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin Evropian”.

Ajo shtoi se vendosmëria e Shqipërisë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE, përmes parimit të meritës dhe vizionit afatgjatë, “vetëm forcohet” nga vlerësimet e raportit.

Spiropali theksoi se procesi i integrimit është dhe do të mbetet në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa tha se vendi ka ruajtur rekordin e përafrimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut evropian.

Ai po ashtu theksoi se Tirana është “në rrugën e duhur” për të përmbushur objektivin e përfundimit të negociatave deri në vitin 2027.

Related posts

Kryeministri i Britanisë së Madhe do të njoftojë për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

admin

Eklipsi diellor në sy të më shumë se 31 milionë njerëzve, por çfarë ndodh me shikimin tuaj nëse e ndiqni pa asnjë mbrojtje

admin

Turqia dërgon ndihma në Afganistan pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani