RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali takohet me homologun holandez: Holanda, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE

spiropali-takohet-me-homologun-holandez:-holanda,-mbeshtetese-e-integrimit-te-shqiperise-ne-be

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Holanda është mbështetëse e palëkundur e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Ministrja Spiropali, u prit sot në Hagë nga ministri i Jashtëm holandez, David van Weel.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi kishte fokus partneritetin dhe mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit të shpejtë evropian të Shqipërisë.

Sipas ministrisë, të dy homologët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit evropian.

Gjithashtu theksohet se deklarata e firmosur synon fuqizimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e integrimit evropian, sigurisë dhe ekonomisë.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, Spiropali ka shkruar se ka falënderuar homologun e saj holandez për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez, sipas saj, për çeljen brenda nëntorit të grupkapitullit 5, i cili përmbyll hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Qasja e Holandës për zgjerimin e BE-së bazuar mbi meritën, përkon me mbështetjen konstruktive të vendit mik për agjendën evropianizuese të Shqipërisë. Si dy aleatë të NATO-s, Tirana dhe Haga do të jenë qendra të bashkëpunimit dhe shkëmbimit për përgatitjen e Samitit të NATO-s që do të mbahet në vendin tonë në 2027”, ka shkruar ajo.

Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Holandë, ndërkohë sipas ministrisë ajo do të vizitojë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Related posts

Ambasada e Kosovës në RMV: Të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm

Muhamet Ramadani

Tragjedia në Zvicër, identifikohen katër viktimat e zjarrit në Crans-Montana! Mes tyre edhe dy të mitur

admin

Kryeministri australian kërkon ligje më të rrepta për armët pas sulmit vdekjeprurës në Sidnei

RTI