RTV AHIRETI
Lajme

Suedi, protestuesi musliman jep mesazh për respektimin e librave të shenjtë

suedi,-protestuesi-musliman-jep-mesazh-per-respektimin-e-librave-te-shenjte

Muslimani sirian Ahmet Allush i cili mori leje nga policia e Suedisë për të djegur Teuratin dhe Ungjillin para ambasadës së Izraelit në Stockholm, nuk i dogji librat e shenjtë në fjalë si reagim ndaj provokimeve për djegien e Kuranit në vend, raporton Anadolu.

Allush mbërriti para ambasadës për të kryer veprimin dhe në një deklaratë për gazetarët ai tha se ka marrë leje për të kryer këtë veprim, por me qëllimin për të tërhequr vëmendjen se nuk duhet të digjet asnjë libër i shenjtë.

“Unë jam musliman dhe nuk mund t’i djeg librat e shenjtë dhe fetarë”, tha Allush.

Ai vuri në dukje edhe provokimet për djegien e Kuranit nën mbrojtjen e policisë në Suedi. “Ka dallim mes lirisë së shprehjes dhe fyerjes së grupeve etnike. Djegia e Kuranit dhe librave të tjerë fetarë duhet të jetë krim urrejtjeje. Për të tërhequr vëmendjen mbi këtë kam marrë leje nga policia për të djegur Ungjillin dhe Teuratin. Kategorikisht nuk kam për qëllim djegien e ndonjë libri fetar”, tha Allush.

Provokimet e djegies së Kuranit në Suedi

Rasmus Paludan, në vitin 2022 gjatë pushimeve të Pashkëve vazhdoi provokimet e tij për djegien e Kuranit në Malmö, Norköpin, Jönköping dhe kryeqytetin e Suedisë, Stockholm.

Edhe protestuesit dogjën goma në rrugë dhe sulmuan policinë me gurë duke kërkuar ndalimin e Paludan-it. Në ngjarjet e shënuara u plagosën 104 policë dhe 14 protestues, ndërsa u shkatërruan duke u djegur 20 automjete të policisë.

Më 21 janar Paludan dogji Kuranin para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm. Gjatë veprimit të kryer nën mbrojtjen e forcave të shumta të policisë, pranë Paludan-it nuk u lejua të afrohet askush.

Personi Salwan Momika me origjinë irakiane, më 28 qershor dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stockholmit në ditën e parë të Bajram Kurbanit.

Krahas vendeve islame si Türkiye, Iraku, Pakistani, Indonezia dhe Afganistani, ndaj ngjarjes u reagua edhe nga shumë shtete të tjera përfshirë SHBA-në dhe Rusinë.

Ndërsa Qeveria e Suedisë filloi një hetim lidhur me ngjarjen. Pas reagimeve, policia suedeze njoftoi se ndaj Momika i cili kreu aktin e djegies së Kuranit kanë bërë padi për veprën penale “provokim të popullit”.

Related posts

“Rreziqet e sigurisë tani janë kapërcyer”- Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore pak orë pas sulmit të Iranit

admin

Biden: Mbështetja e SHBA-së për Izraelin varet nga mbrojtja e civilëve

admin

Shkup, përshkallëzohet protesta kundër propozimit francez

admin