RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

suedia-shqyrton-dergimin-e-avioneve-luftarake-ne-ukraine

Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të avionëve luftarakë Gripen për Ukrainën, për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë trupat ruse, raportoi radioja publike suedeze (SR).

Qeveria dëshiron të dijë, në mes tjerash, se si do të ndikonte dorëzimi i këtyre avionëve në kapacitetet mbrojtëse të Suedisë dhe sa shpejt mundet Suedia të posedojë avionë Gripen të rinj, raportoi SR.

Ekzekutivi suedez ka të ngjarë që zyrtarisht të pyesë forcat e armatosura të enjten që zyrtarisht ta shqyrtojë këtë çështje, tha SR, duke cituar burime anonime.

Ministria e Mbrojtjes së Suedisë nuk ka komentuar menjëherë këto raportime.

Holanda dhe Danimarka po shtyjnë përpara procesin e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, në mënyrë që Kievi t’i kundërvihet superioritetit ajror të Rusisë.

Sipas SR-së, Ukraina shpreson të pranojë një divizion të avionëve Gripen, që janë të prodhura nga kompania suedeze Saab, apo 16-18 avionë.

Suedia këtë vit tha se synon që të mundësojë që pilotët ukrainas të testojnë avionët Gripen, por Qeveria tha po ashtu se ka nevojë për të gjithë avionët që ka për të mbrojtur territorin suedez. /rel

Related posts

SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

rezart morina

Numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga Iz’raeli në Br’egun Perëndimor rritet në 14 në 24 orët e fundit

rezart morina

Ambasadori francez në Niger kthehet në Paris

rezart morina