RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulmi izraelit me dron plagos dy persona në jug të Libanit

sulmi-izraelit-me-dron-plagos-dy-persona-ne-jug-te-libanit

Dy persona u plagosën si pasojë e një sulmi izraelit me dron që shënjestroi një kamionçinë në jug të Libanit mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë, droni goditi automjetin rreth orës 06:00 sipas kohës lokale ndërsa ai po shkarkonte mbeturina në periferi të qytezave Choukine dhe Kfar Dajjal në distriktin Nabatieh.

Sulmi la të plagosur dy persona, shtoi agjencia, pa dhënë hollësi të tjera mbi gjendjen e tyre.

Veçmas, agjencia raportoi se ushtria izraelite kreu operacione të gjera shembjeje brenda qytezës kufitare Khiam në distriktin Marjayoun, ku gjatë natës u dëgjuan shpërthime të njëpasnjëshme që tronditën zonën përreth.

Përshkallëzimi ndodhi pavarësisht se Libani dhe Izraeli nënshkruan më 26 qershor marrëveshje kornizë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila parashikon tërheqjen graduale të Izraelit nga territori libanez.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se numri i viktimave nga sulmet izraelite në vend është rritur në 4.321 ndërsa 12.204 persona të tjerë janë plagosur që nga 2 marsi.

Forcat izraelite vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zona në jug të Libanit, disa prej tyre të pushtuara prej dekadash dhe të tjera të marra gjatë luftës së viteve 2023-2024. Gjatë ofensivës së fundit, trupat izraelite depërtuan më shumë se 10 kilometra në territorin libanez.

Related posts

Digjet vetura e Policisë në Zveçan

Muhamet Ramadani

SHBA-të paralajmërojnë Ukrainën të mos sulmojë anijet jo-ruse

RTI

Policia angazhon personel shtesë në pikat kufitare Kosovë – Serbi

Muhamet Ramadani