Ahmet Tahiri, avokati i Naser Pajazitajt, i liruar nga akuzat për vrasjen ndaj kushërirës Donjeta Pajazitajt, ka thënë se klienti i tij, bashkë me familjen janë sulmuar me armë zjarri.
Siç ka bërë të ditur përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, sulmi me armë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës, përcjell lajmi.net.
Tutje, avokati Tahiri ka ftuar organet e rendit, që sa më parë të zbulohet rasti në fjalë.
Më poshtë edhe postimi i plotë, pa ndërhyrje:
“Mbreme familja dhe shtepia e Naser Pajazitajt eshte sulmuar me arme zjarri rreth ores 02:00 te mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij”.
Lusim organet e drejtesise, perkatesishte Policine dhe Prokurorine Themelore ne Peje qe sa me pare te zbulohet ky rast dhe personat qe kane kryer kete veper sa me pare te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar”, shkroi ai.