RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Sveçla për barrikadat në veri: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

​svecla-per-barrikadat-ne-veri:-nese-nuk-i-largon-kfor-i-mund-t’i-largojme-ne

Ministri Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për media për situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

Sveçla, ka thënë se Serbia vazhdimisht po mundohet që nëpërmjet lajmeve të rreme dhe propagandave të shkaktojë panik tek qytetarët.

Svecla ka thënë se po presin që sa më parë të ketë veprime nga KFOR-i për heqjen e barrikadave. “Mënyra më e mirë është largimi i tyre nga ata që e kanë vendosur, por më duhet të theksoj që ne kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e këtyre barrikadave. Për shkak të situatës jemi në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar dhe presim sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo mund të themi se është rënduar dhe po presim që sa më shpejtë ato të largohen e nëse kjo nuk ndodhë patjetër se ne kemi kapacitete të nevojshme për ta bërë vetë”, vazhdoi ai.

Ai theksoi se listat i bënë vet Beogradi, e ata që vranë edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Policia nuk ka lista për arrestimin e ish-policëve. Nuk ka lista as për përndjekje e aq më pak për vrasje të qytetarëve serbë. Kjo është logjika që Serbia e ka ushqyer historikisht. Lista bëjnë edhe ata që vranë Oliver Ivanoviqin, dhe që maltretojnë serbët që nuk ju kanë bindur Beogradit”, tha Sveçla.

“Jemi duke pritur përgjigjen përfundimtare të KFOR-it për këtë, por nuk përjashtohet as një rrugë për sjellën e ish-polici Deajan Pantiq-it në institucione adekuate apo në çoftë në realizimin e ndërtimeve të Policës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

“U bëj thirrje gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e të mos bien pre e presioneve dhe shantazheve të Beogradit. Barrikadat tashmë kanë humbur arsyen me të cilën ata i patën ngritur e që asnjëherë nuk ka qëndruar. I vetmi qëllim i tyre është bllokimi i veprimeve ligjore të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Tutje Sveçla tha se rreth barrikadave çdo ditë po dalin kërkesa të reja të shtyra nga Serbia për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

Related posts

Vladimir Putin betohet për herë të 5-të si President i Rusisë, ceremonia bojkotohet nga Perëndimi

admin

Osmani: Evropa e bashkuar vetëm me një Ballkan Perëndimor të bashkuar

rezart morina

Vodhi afër 5 mijë euro nga Spitali i Prizrenit, aktakuzë ndaj zyrtares financiare

admin