RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE për sulmin në veri: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

be-per-sulmin-ne-veri:-pergjegjesit-te-dalin-para-drejtesise

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka deklaruar se ky institucion është i qartë në raport me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, duke thënë se përgjegjësitë e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku duhet të përgjigjen.

Ai ka deklaruar para mediave të martën se hetimet po vazhdojnë të jenë në duar të Policisë së Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi mes Policisë dhe EULEX-it është pozitiv.

“Hetimet janë duke vijuar dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë plotësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe sipas kërkesës, asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Sa i përket përgjegjësisë, mosndëshkueshmërisë, qëndrimi i BE-së është i qartë. Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, ka shtuar ai.

Stano foli edhe qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar se ato janë duke e vlerësuar situatën. Ai ka paralajmëruar takim pasditen e së martës në Bruksel mes përfaqësuesve “për t’u diskutuar hapat e nevojshëm”.

“EULEX-i është në terren si reaguesi i dytë. Është i angazhuar me kërkesë të Policisë së Kosovës. Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të përhershëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren…Edhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, po ashtu ka qenë në kontakt, edhe me liderët në Kosovë dhe Serbi, por edhe me vendet anëtare. Vendet anëtare janë duke e analizuar situatën. Do të ketë takim sot pasdite edhe në Bruksel nga përfaqësuesit e vendeve anëtare ku do të diskutohet për hapat e nevojshëm”, është shprehur zëdhënësi i BE-së.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit duke e quajtur sulm terrorist.

Aty ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë.

Related posts

Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030, objektiv i Maqedonisë së Veriut

admin

Palestinezët bëjnë gati Al-Aqsan para Ramazanit

admin

Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive

admin