Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me Policinë e Kosovës.
Sipas Sveçlës, presidenti serb ka gënjyer dhe se gjatë konferencës së tij, të dielën e 21 gushtit, ka pasur shtrembërime të qëllimshme.
“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të shtunën e 20 gushtit së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra ka realizuar vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Sveçla thotë se nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kuptuan se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile.