RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Szunyog përshëndet ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

szunyog-pershendet-ratifikimin-e-marreveshjeve-nderkombetare

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në “X”, Szunyog është shprehur se këto marrëveshje nënkuptojnë mbështetje ndërkombëtare për reformat kyçe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“E mirëpres konsensusin ndërpartiak të dëshmuar në Kuvendin e Kosovës sot me ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje nënkuptojnë mbështetje ndërkombëtare për reformat kyçe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Inkurajoj fuqishëm Kuvendin që të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik dhe për ngritjen e institucioneve të Kosovës dhe demokracisë. Është e rëndësishme, që këto hapa ta sjellin Kosovën më afër aspiratave të saj për integrimin në BE”, ka shkruar ai.

Related posts

Japonia i përcolli Kinës shqetësimet për aktivitetet ushtarake përreth ujërave të saj territoriale

rezart morina

Lista Serbe e cilëson provokim vizitën e Kurtit në veri

admin

Të paktën 10 të vrarë në një sulm ajror të Izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza

RTI