RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajlanda, masa ndaj “investitorëve” izraelitë: kur do zgjohet Shqipëria?

tajlanda,-masa-ndaj-“investitoreve”-izraelite:-kur-do-zgjohet-shqiperia?

Mbrojtja e pronës publike dhe interesave kombëtare përballë investimeve të dyshimta

Autoritetet shtetërore në Tajlandë kanë nisur një hetim të gjerë e gjithëpërfshirës ndaj të paktën nëntë qendrave hebraike, të njohura si shtëpitë “Chabad”, në të gjithë vendin.

Ky vendim vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve serioze publike lidhur me aktivitetin e lëvizjes “Chabad-Lubavitch”, me qendër në Nju Jork.

Zëvendësministri i Brendshëm i Tajlandës, Polpeera Suwannachawi, ka urdhëruar guvernatorët e provincave të kryejnë inspektime rigoroze në terren, veçanërisht lidhur me lejet e ndërtimit, pronësinë e tokave dhe burimet e financimit të këtyre organizatave.

Inspektimet e para kanë nxjerrë në dritë parregullsi të shumta ligjore, përfshirë ndërtime pa leje, zgjerime strukturore të paautorizuara dhe sekuestrimin e mallrave të importuara pa licencë.

Hetimet u thelluan pas denoncimeve nga anëtarë të parlamentit tajlandez për ekzistencën e një “rrjeti izraelit” që ka blerë toka me vlerë mbi 100 milionë baht (rreth 3 milionë dollarë) për zhvillimin e bizneseve dhe varrezave private.

Veç kësaj, Departamenti i Hetimit Special ka nisur verifikime ndaj drejtuesve fetarë dhe biznesmenëve të lidhur me këto sipërmarrje, për të përcaktuar nëse janë përdorur shtetas vendas si “nomine” (përfaqësues fiktivë) për të shmangur kufizimet ligjore mbi pronësinë e të huajve.

Ky reagim i rrepta institucional përkon me një rritje dramatike të turistëve nga Izraeli – nga 230 mijë në vitin 2023 në mbi 500 mijë të parashikuar për këtë vit – midis të cilëve ka shumë ish-ushtarakë, çka ka nxitur pakënaqësi të mëdha te banorët lokalë për shkak të sjelljeve arrogante dhe mosrespektimit të normave vendase.

E njëjta situatë, në mos edhe më shqetësuese dhe opake, po zhvillohet prej kohësh në Shqipëri, ku prania e investitorëve dhe grupeve izraelite në blerjen e tokave bregdetare, projekteve elitare të ndërtimit dhe sektorëve strategjikë ka marrë përmasa të konsiderueshme.

Ndërsa vendet aziatike si Tajlanda reagojnë me kontrolle të rrepta financiare dhe inspektime administrative për të mbrojtur territorin e tyre, në Shqipëri vihet re një heshtje e plotë dhe një qëndrim apatik nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në vend që të garantohet transparenca mbi origjinën e kapitaleve dhe të verifikohet nëse këto blerje cenojnë pronësinë publike apo balancat demografike e kulturore, ekzekutivi shqiptar vazhdon të mbajë një derë të hapur pa asnjë filtër mbrojtës.

Ky plogështi e pushtetit qendror në Tiranë, përballet me një kritikë të ashpër nga ekspertët e sigurisë dhe shoqëria civile, të cilët e shohin mungesën e kontrollit si një cenim të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe interesave kombëtare.

Dhënia e lejeve të ndërtimit me lehtësime administrative, favorizimi i investitorëve me profil të paqartë dhe mosverifikimi i skemave me përfaqësues lokalë mund të sjellë pasojë afatgjata për bregdetin shqiptar dhe pasuritë natyrore të vendit.

Qeveria Rama mbetet pasive përballë rreziqeve që sjell tjetërsimi i pronave strategjike, duke preferuar t’i mbajë këto marrëdhënie larg vëmendjes publike dhe llogaridhënies parlamentare.

Shqipëria duhet urgjentisht të marrë shembull nga vendet që vendosin interesat e veta kombëtare mbi çdo llogari tjetër politike apo ekonomike.

Mbrojtja e territorit, verifikimi strikt i burimit të fondit për çdo blerje toke nga shtetas apo rrjete të huaja, si dhe zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë janë detyrime kushtetuese që shteti shqiptar nuk mund t’i injorojë më.

Është koha që institucionet vendase të dalin nga gjendja e plogështisë, dhe të vendosin mekanizma mbrojtës për pronën dhe sigurinë e vendit, përpara se tjetërsimi i pasurive kombëtare të bëhet i pakthyeshëm. tesheshi

Related posts

Chollet flet me Kurtin, ia kujton zbatimin e menjëhershëm të Asociacionit

Muhamet Ramadani

Shpëtimtarët saudit, ekipet mjekësore mbërrijnë për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes

Muhamet Ramadani

Një grua në Prizren tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

Muhamet Ramadani