RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Takimi Xi-Assad: Kina dhe Siria ngrenë marrëdhëniet në nivel “partneriteti strategjik”

takimi-xi-assad:-kina-dhe-siria-ngrene-marredheniet-ne-nivel-“partneriteti-strategjik”

Kina dhe Siria sot i ngritën marrëdhëniet e tyre dypalëshe në “partneritet strategjik” gjatë takimit të nivelit të lartë midis presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut të tij vizitues sirian, Bashar al-Assad, transmeton Anadolu.

Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, tha se krijimi i partneritetit strategjik “do të jetë moment historik i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve Kinë-Siri, ku të dyja palët ndërtojnë mbi të kaluarën dhe nisin rrugën drejt së ardhmes”.

“Pala kineze është e gatshme të punojë me palën siriane për të mbështetur në mënyrë të vendosur njëri-tjetrin dhe për të mbështetur së bashku barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Hua në X.

Xi priti Assadin në Hangzhou, kryeqyteti i provincës lindore Zhejiang, pasi ai mbërriti në Kinë të enjten për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit kinez, vizita e parë e tillë në gati dy dekada.

Ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike, të cilat po mbahen në Hangzhou.

Hera e fundit që ai vizitoi Kinën ishte në vitin 2004, për t’u takuar me presidentin e atëhershëm Hu Jintao.

Kjo është vizita e tij e parë në Kinë që nga shpërthimi i luftës civile siriane më shumë se 12 vjet më parë. Gjatë luftës, Siria kishte një nivel relativisht të ulët të angazhimit ndërkombëtar, por në vitet e fundit kjo ka filluar të ndryshojë.

Assad shoqërohet në vizitë nga zonja e parë Asma al-Assad. Delegacioni sirian do të vizitojë edhe kryeqytetin Pekin.

Related posts

OKB raporton pothuajse dyfishim të qasjes humanitare të mohuar në Ga’za nga autoritetet iz’raelite në gusht

Muhamet Ramadani

Lampedusa shpall emergjencën pas mbërritjes së mijëra emigrantëve

Muhamet Ramadani

Organizatat joqeveritare në Iran ngrenë alarmin: Më shumë se 50,000 njerëz të arrestuar nga autoritetet

admin