RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takohen ministrat e jashtëm të vendeve të KiE, Kosova ende jashtë agjende Viber IconINDEKSONLINEE Premte, 17 Maj 2024 8:47 Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve

takohen-ministrat-e-jashtem-te-vendeve-te-kie,-kosova-ende-jashte-agjende-viber-iconindeksonlinee-premte,-17-maj-2024-8:47-ministrat-e-jashtem-te-46-vendeve

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Strasburg do të mbajnë sesionin vjetor në 75-vjetorin e themelimit të Organizatës.

Kosova deri më tani nuk është rend dite.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dje njoftoi se i ka dërguar një letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me anë të së cilës u zotua se deri në fund të majit, Kosova do ta përpilojë një draft-statut të Asociacionit.

Kjo çoi në përplasje me presidencën, ku në reagimin e tyre u tha se për këtë letër s’ka pasur koordinim në mes të krerëve të shtetit.

Në takimin e para disa ditëve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i mbajtur në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës.

Por, agjenda e takimit të sotëm do të përfshijë masat që Këshilli i Evropës po vazhdon të marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023) dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit, raporton RTKlive.

Në fund të takimit, Lihtenshtajni do t’i dorëzojë Lituanisë Presidencën e Komitetit të Ministrave.

Ministrja e Lihtenshtajnit për Punët e Jashtme, Arsimin dhe Sportin, Dominique Hasler, do të bëjë vlerësimin e presidencës së saj.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonyte, do të prezantojë prioritetet e presidencës së vendit të saj.

Sot në orën 13 është caktuar një konferencë për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Lihtenshtajnit, Kryeministrin e Lituanisë dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Related posts

Egjipt, al-Sisi rizgjidhet për mandatin e tretë në detyrë

admin

Përgjigja ndaj Iranit do të jetë ushtarake? Kabineti i luftës së Izraelit mblidhet për herë të tretë

admin

Biden: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

admin