RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Talibanët afganë kundërshtojnë raportin e OKB-së për grupet militante në Afganistan

talibanet-afgane-kundershtojne-raportin-e-okb-se-per-grupet-militante-ne-afganistan

Talibanët afganë kanë hedhur poshtë raportin e fundit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për praninë e Al-Kaedës dhe grupeve të tjera militante në Afganistan, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, i quajti akuzat “të rreme” dhe tha se të mundurit në Afganistan po përhapin propagandë kundër administratës talibane.

“Emirati Islamik i Afganistanit (IEA) e kundërshton fuqishëm këtë pretendim të rremë. Për fat të keq, një program i rregullt i akuzimit të IEA-së është nisur nga adresa e OKB-së, e cila gjithmonë po përhap propagandë”, tha Mujahid.

Reagimi i tij erdhi pasi raporti i dorëzuar në Komitetin e Këshillit të Sigurimit mbi DEASH-in dhe Ekipi Monitorues i Al-Kaedës/Talibane pretenduan se Al-Kaeda mbështet organizatën e ndaluar Tehreek-i-Taliban Pakistan (TTP) në sulmet kundër Pakistanit.

TTP-ja është një konglomerat i disa grupeve militante në Pakistan që Islamabadi beson se aktualisht janë brenda Afganistanit. Megjithatë, Kabuli mohon praninë e saj në Afganistan.

Siç raportoi e përditshmja ‘Dawn’, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në raportin e tij tha se pavarësisht qëndrimit të talibanëve afganë për dekurajimin e aktiviteteve të TTP-së jashtë Afganistanit, grupi militant akoma angazhohet në sulme ndërkufitare në Pakistan, ndërsa talibanët afganë u siguronin atyre armë dhe pajisje.

Sipas raportimeve, jo vetëm që disa luftëtarë talibanë afganë iu bashkuan TTP-së, por edhe talibanët afganë po ofrojnë ndihmë për familjet e grupit militant pakistanez.

Megjithatë, Mujahid tha se nuk ka prani të Al-Kaedës dhe administrata e tyre nuk lejon askënd të përdorë territorin e Afganistanit kundër të tjerëve.

“Për fat të keq, raportet e Këshillit të Sigurimit burojnë nga burime që qëndruan pranë okupimit të interesave të tyre për 20 vitet e fundit dhe janë armiqësor ndaj lirisë, zhvillimit dhe sigurisë së Afganistanit”, tha Mujahid.

Related posts

Përleshje të reja në Sudan pavarësisht armëpushimit

rezart morina

Khamenei: SHBA-ja dhe Izraeli filluan “luftë të kombinuar” në Iran

admin

Gaza, rritet në të paktën 32.226 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

RTI