RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tarifat e reja të rrymës hyjnë në fuqi nga 1 prilli

tarifat-e-reja-te-rrymes-hyjne-ne-fuqi-nga-1-prilli

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka njoftuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 për qind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, deri më 31 mars të vitit 2024.

I ftuar të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Fejzullahu ka thënë se gjatë këtyre ditëve ZRRE-ja po pret të pranojë komente nga Qeveria dhe nga palët tjera.

“Gjatë këtyre ditëve ne presim që të pranojmë komente si nga Qeveria edhe nga palët e tjera nëse konsiderojnë këto çmime janë të papërballueshme, mund të propozojë ndonjë subvencion shtesë me qëllim të zbutjes së rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Në bazë të dhënave aktuale të raportit konsultativ, rritja e nevojshme për vitin e ardhshëm është rreth 145 për qind, në rast se kemi ndonjë subvencion shtesë ajo mund të reflektohet këtë vit. Në rast se nuk kemi, mund të lëvizin kostot minimale në raport me raportit konsultativ, po flasim prej prillit të vitit 2023. Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, është shprehur ai.

Fejzullahu ka shtuar se rritja e përqindjes në 14, nëse konvertohet në euro, i bie rreth 50 milionë euro shtesë të nevojshme në sistem në raport me tarifat aktuale.

Related posts

Ish-gjenerali Pavel prin në garën për president të Çekisë

admin

“Defender Europe 23” – ​Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan

admin

Kolona deri në 700 metra në Merdare, pritjet e gjata vazhdojnë edhe sot

admin