RTV AHIRETI
LajmeLajmetPersonaliteteRajon dhe Botë

Te Allahut jemi dhe te Allahu do te kthehemi! Ndërron jetë hafizi me famë ndërkombëtare, Bajram Ajeti

te-allahut-jemi-dhe-te-allahu-do-te-kthehemi!-nderron-jete-hafizi-me-fame-nderkombetare,-bajram-ajeti

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë hafizi me famë ndërkombëtare, Bajram Ajeti nga fshati Likovë e Kumanovës.

Biografi e shkurtë

Hafiz Bajram Ajeti ka lindur më 04.02.1961 në fshatin Likovë të Kumanovës, i biri i hafizit me famë ndërkombëtare, Refik Ajeti.
Shkollën fillore Bajrami e kreu në vendlindje (Likovë). Hifzin e mbaroi para babait të tij hafiz Refik Ajeti në moshën 13 vjeçare.
Hafizin e tij e kaloi në Sarajevë në vitin 1976 si hafizi më i ri në RSFJ në atë kohë.
Në të njëjtin vit regjistrohet në Medresenë e Sarajevës. Gjatë medresesë ka marrë pjesë në shumë gara kiraetesh nëpër botë, si gara në Libi, Egjipt, Iran, Arabi Saudite, gara evropiane dhe lokale, ku ka arritur rezultate të rëndësishme. Si nxënës i medresesë e falte namazin e teravisë me hatme. Pas vdekjes së prof.hfz. Ibrahim Trebinac, hafiz Bajrami e zëvendësoi në xhaminë Haxhin, duke falur namazin e akshamit dhe të sabahut me Hatma.
Pas medresesë hyri në Fakultetin e Teologjisë Islame në Sarajevë. Në atë fakultet ka diplomuar me temën “Mësimi i drejtë i Kuranit sipas Kuranit”.
Pas diplomimit u punësua në vendlindje si imam, mualim dhe hatib, ku punoi derisa u sëmurë. Në vitin 1995 punoi si profesor në medresenë Isa Beu në Shkup. Pas disa vitesh ftohet të jetë profesor në Fakultetin Teologjik Islam në Shkup, ku punon deri vonë. Prej vitit 2003 punoi si profesor në Akademinë e atëhershme Islame në Novi Pazar, ndërsa sot në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar. /tv uskana

Lexim Kurani nga Hfz. Bajram Ajeti (r.a)

Related posts

Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore

admin

SHBA: Nuk ka shpresë që lufta në Ukrainë të përfundojë gjatë dimrit

admin

Politikani serb: Kërkova falje për krimet në Kosovë edhe për ata që s’kërkuan

rezart morina