RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

te-gjitha-rruget-ne-kosove-jane-te-kalueshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në postimin e tij në “Facebook”, Durmishi ka shkruar se kompanitë për pastrimin e borës janë në terren.

“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit“, thuhet në njoftim.

Related posts

Avioni i gjashtë me ndihma i Arabisë Saudite arrin në zonat e goditura nga tërmeti

admin

Imran Khan largohet nga gjykata pasi iu dha lirimi me kusht

admin

Michel: Sulmet me raketa në Kiev janë ‘krime lufte’

admin