RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 10 të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve ‘pager’ në kryeqytetin sirian

te-pakten-10-te-plagosur-nga-shperthimi-i-pajisjeve-‘pager’-ne-kryeqytetin-sirian

Të paktën dhjetë persona janë plagosur në kryeqytetin Damask të Sirisë si pasojë e shpërthimeve të pajisjeve ‘pager’, transmeton Anadolu.

Llogaritë e mediave sociale, të afërta me regjimin sirian, raportuan se Izraeli i shpërtheu këto pajisje në një automjet që i përkiste Hezbollahut në rrugën midis lagjes Kafr Sousa dhe tunelit Mouwasat, si dhe në zonën Sayyida Zaynab të Damaskut.

Më herët, të paktën nëntë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një shpërthim masiv të pajisjeve ‘pager’ në zona të ndryshme anembanë Libanit. Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Al-Abiad, tha se afër 2.800 persona po ashtu u plagosën nga shpërthimi masiv, duke përfshirë 200 në gjendje kritike.

Mediat libaneze raportuan se pajisjet shpërthyen pas një shkeljeje izraelite të sistemit të komunikimit.

Hezbollahu konfirmoi se të paktën dy anëtarë u vranë dhe shumë u plagosën në shpërthimin masiv dhe e konsideroi Izraelin plotësisht përgjegjës për incidentin, duke u zotuar për hakmarrje ndaj Izraelit.

Ministria libaneze e Shëndetësisë më herët u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë pajisjet e komunikimit ‘pager’ që t’i asgjësojnë ato menjëherë.

Tensionet janë rritur përgjatë kufirit Liban-Izrael në mes të sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite derisa Tel Avivi po ecën përpara me një ofensivë kundër Gazës. Ofensiva ka vrarë të paktën 41.200 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi të Hamasit.

Related posts

Nesër nuk mbahet mësimi, Jasharaj: Fëmijët s’kanë çka të shkojnë në shkollë, mësimdhënësit në grevë

admin

Forcat Ajrore izraelite alarmojnë për përkeqësim e gjendjes së gatishmërisë

admin

Përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, pas pakënaqësive për fillimin e punimeve Kijevë – Dollc

admin